Një vit me pandeminë, Kosova në gjendje jo të mirë

20:59 | 13 Mars 2021
A Z

Qytetarët ankohen për vonesa dhe pritje të gjata për të kryer testin Covid-19.

Numri i të interesuarve për tu testuar për Covid-19 është i madh.

Kështu dhjetëra persona po presin në radhë para Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për tu testuar pikërisht në ditën kur në Kosovë po shënohet një vit nga rasti i parë.

Megjithatë një vit më vonë, duket se qytetarët nuk janë të kënaqur me mënyrën se si po kryhen testet.

Ky qytetar thotë se është lodhur nga pritja këtu në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Pavarësisht ankesave, brenda Institutit për muaj të tërë po bëhet punë e madhe.

Aty po testohen një numër të madh të mostrave të marra të personave të cilët dyshoheshin se janë të infektuar me Covid-19.

Vetëm në 24 orët e fundit në këtë vend janë testuar 3142 mostra. Nga aty kanë dalë se edhe 578 persona të tjerë kanë dalë të infektuar.

Pak më tutje Institutit, nga jashtë Klinika Infektive duket e qetë.

Të paktë ishin edhe personat që shiheshin duke hyrë apo dalë.

Mirëpo nga brenda kësaj klinike puna dhe rreziku është shumë i madh.

Vetëm gjatë së shtunës, 8 pacientë nuk ja dolën t’i bëjnë ballë Sars-Cov-2.

Në mesin e gjithë këtyre pasojave të këtij virusi, në Kosovë ka ende qytetar që besojnë se virusi korona nuk ekziston.

Megjithatë dikush tjetër thotë se gjendja është alarmante.

E për këtë gjendje dikush ky qytetar po I distancon institucionet e Kosovës nga përgjegjësia.

Kosovën një vjetori i pandemisë Covid-19 e gjen me 10.630 raste aktive.