Kanë mbërritur këtë mbrëmje, në Shqipëri 38 400 dozat e para të vaksinës Astra Zeneca.
Kryeministri Edi Rama i cili priti vaksinat në aeroportin e Rinasit, tha se nga nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve dhe se disa shkollat do të kthehen në pika që qendrat të vaksinimit në të gjithë vendin.
Ai gjithashtu bëri të ditur se nga nesër do të lidhen kontaktet me autoritete në Kosovës që bluzat e bardha në spitalet COVID atje të vijnë të vaksinohen në Kukës.
“Nesër do të nisim vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit. Shkollat do të kthehen në pika vaksinimi. Presim së shpejti të vijë një sasi më konsiderueshme. Nga kompania AstraZeneca do të marrim edhe 60 mijë doza të tjera në muajin prill.
Ndërkohë që, jemi gati nga nesër të organizohemi me Kosovën për ti dhënë mundësinë mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid, që nga spitali i Prishtinës. që të vijnë dhe vaksinohen në Kukës. I presim me shumë kënaqësi që nesër dhe do të lidhemi me strukturat përkatëse. Do jetë e rëndësishme, që edhe në Kosovë të thyhet kjo pengese e tmerrshme e mungesës së dozës së parë”, u shpreh Kryeministri.
Në fund Rama tha se “Do të kemi një vaksinim intensiv duke lehtësuar ndjeshëm sezonin turistik”.
Kurti organizon mbrëmje festive me qytetarët për fitoren e V...
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...