Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandër Dashtevski, tha se nëse partitë nuk bien dakord për të ashtuquajturin “fingerpint” deri në fund të këtij muaji, respektivisht marrjen e gjurmës së gishtit gjatë votimit, atëherë zgjedhjet e ardhshme lokale të parapara të mbahen në tetor do të duhet të shtyhen.
Dashtevski sot u bëri thirrje partive në Kuvend t’i votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të shpallin tender për prokurimin e lexuesve, dhe pastaj të lidhin bazat e të dhënave nga Ministria e Brendshme.
Dje, OBRM-PDUKM akuzoi LSDM-në dhe BDI-në për shmangien e këtyre ndryshimeve në mënyrë që të manipulojnë qëllimisht zgjedhjet, gjë të cilën LSDM-ja e mohon.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë