Infektologu në pension Hamdi Ramadani, po e vlerëson të rëndë situatën tashmë të krijuar me raste të shumta të të infektuarve me koronavirus në vend.
Përveç kësaj ai e sheh edhe me shqetësuese gjendjen për faktin se në Kosovë, akoma nuk është siguruar vaksina kundër COVID-19, njofton Klan Kosova.
”Numri i këtyre rasteve po shkon në rritje, kjo favorizon edhe faktin që kemi variantin e ri të COVID-19”.
”Ajo çka është brengosëse për vendin tonë, është se ende nuk kemi mund ta sigurojmë një vaksinë, do të ishte imunizuese, që do ta mbronte qytetarin apo shpëtonte. Nuk e di deri kur do të presim”.
”Nëse vazhdojmë me këtë trend ditëve në vijim, situata do të jetë tejet e ngarkuar dhe e rënduar, pasi numri i të sëmurëve po kërkojnë nga dita në ditë pranimet në reparte, por situata do jetë tejet e rwndë dhe shqetësuese sepse edhe ato kapacitete që kemi do të jenë në limitin e tyre”.
Për të zbutur këtë situatë alarmante siç e quan ai, njohësi i këtyre sëmundjeve, konsideron që masat më rigoroze antipandemi, do të ishin të një niveli më se të nevojshëm./Arbresh.info/
Hamza uron Kurtin, pret që institucionet të formohen shpejtë
Çështja e presidentit, Hamza: Ka mundësi që të gjendet një f...
Turqi, përplasje me ISIS/ Operacion në Stamboll, vriten 3 po...
Begaj uron Kurtin për fitoren në zgjedhje: Vota të shndërroh...
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegj...
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...