Bllokimi i Kuvendit nga ana e opozitës me numër të madh të amendamenteve sipas kryeministrit Zoran Zaev ka dy zgjidhje, njëra përmes dialogut, kërkon që të dialogohet dhe të arrihet deri tek një zgjidhje e pranueshme.
Ndërkohë që kërkon edhe mbështetjen e mediave që të informojnë se cilat janë arsyet e bllokimit të punës së Kuvendit, gjegjësisht bllokimi i miratimit të ligjeve përmes numrit të madh të amendamenteve. Kryeministri nuk përjashtoi mundësin e thirrjes së një takimi të liderëve, me të vetmin qëllim që të zhbllokohet puna e Kuvendit.
“Se a kemi ndonjë plan për zhbllokimin e Kuvendit, me ato amendamentet e opozitës, me ato bllokada përmes komisioneve që udhëhiqen nga ana e opozitës, kemi dy plane, njëri është që të na ndihmoni ju si media dhe të njoftoni opinionin se cilat janë detajet e bllokadës që të mund politikanët që nuk kanë bazë të argumentuar, të tërhiqen. Flas edhe për pushtetin edhe për opozitën. Dhe pjesa e dytë është dialogu. Çdo ditë në kuvend ulen dhe bisedojnë, në rast se ka nevojë për takim liderësh edhe atë do ta bëj, do të thërras takim liderësh, edhe me opozitën maqedonase, edhe me opozitën shqiptare dhe partitë e tjera në Kuvend, por besoni se dëmin e përjetojnë vetëm qytetarët”, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev./alsat
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...