Sot është mbajtur ceremonia e nisjes së kontingjentit të FSK-së për në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës. Në ceremoni të pranishëm ishin krerët më të lartë politikë dhe ushtarak.
Por, ajo çfarë ra në sy ishte edhe lutja që rreshter majori i FSK-së, Agim Gashi, bëri për kontigjentin e ushtrisë së Kosovës, i cili do të zbarkojë në Kuvajt që është vendi i misionit paqeruajtës së FSK-së.
Në lutjen drejtuar Zotit, rreshter major Gashi lutet që kudo ku shkel këmba e ushtarit të Kosovës të jetë vend i sigurt dhe i qetë.
‘’O Zot dhuroju besim të fortë e të sinqertë, dhuroju jetë të gjatë e të mbushur me shëndet e kënaqësi. Të lutem o Zot, shtoja dashurinë për atdheun tonë të shenjtë. O Zot ruaji dhe kujdesu për miqtë tanë që bashkërisht po punojmë për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të tjera. O Zot ndihmona ta bëjmë ushtrinë e Kosovës të ditur dhe të guximshme, mundësona që aty ku shkel këmba e ushtarit tonë të jetë vend i sigurt dhe i qetë. Të lutem o i Madhi Zot, forcona vullnetin tonë, harmoninë fetare dhe kombëtare. O Zot na dhuro paqe për ne, për familjet tona dhe paqe për gjithë botën mbarë. Amin’’, tha në lutjen e tij Gashi./Arbresh.info/
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...