Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot deklaroi se gjendja me pandeminë në shkollat e vendit është stabile.
Ajo tha se për momentin nuk mendohet për masa të reja kufizuese nëpër shkolla.
“Të gjitha protokollet po respektohen, nuk kemi shpërndarje të brendshme të virusit. Për momentin nuk mendohet për masa tjera nëpër shkolla. Gjendja në shkolla është stabile. Me prezencë fizike aktive, sipas raportit të fundit diku rreth 35 nxënës dhe rreth 60 mësimdhënës janë të infektuar, që është shumë më pak se fundi i gjysmë vjetorit të parë”, tha Carovska, përcjell telegrafi maqedoni.
Ndryshe, viti shkollor 2020/2021 në Maqedoni filloi me një muaj vonesë, gjegjësisht në muajin tetor, për shkak të situatës me coronavirusin.
Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës
Kosova ndër ekonomitë më stabile në rajon, thotë Banka Botër...
Mali i Zi pret samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat më 5 ...
Nagavci: Përgjegjësia është e qartë, qytetarët do ta japin p...
“Je ëndrra e çdo vajze”, media greke shkruan për politikanin...
Rrëzohet aeroplani në aeroportin e Australisë, dy të vdekur