Presidenti sirian Bashar al-Assad dhe gruaja e tij Asma janë infektuar me koronavirus, por ata janë mirë dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme, njoftoi presidenca sot, ndërsa numri i njerëzve të infektuar në Siri është duke u rritur dukshëm.
Al-Assad dhe gruaja e tij Asma bënë një test PCR pasi kishin ndjerë simptoma të lehta të koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
“Gjatë izolimit, i cili do të zgjasë midis dy dhe tre javësh, ata do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia,” shtoi presidenca në një deklaratë.
Ministria e shëndetësisë raportoi një rritje të infeksioneve në fillim të marsit, duke bërë thirrje për respektimin e rreptë të distancës sociale dhe duke thënë se në vend kanë arritur tashmë edhe variantet tjera të koronavirusit.
Autoritetet njoftuan fillimin e një fushate për të vaksinuar personelin mjekësor në fund të shkurtit. Siria ka marrë 5,000 doza të vaksinës kineze për 2,500 mjekë, sipas të përditshmes Al-Ëatan, e cila është medium i afërt me qeverinë.
Siria ka miratuar gjithashtu përdorimin e një vaksine nga aleati i saj rus, Sputnik V, tha ambasada e Damaskut në Moskë./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...