Presidenti i porsazgjedhur i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se tashmë e ka marrë një mesazh urimi nga Lionel Messi dhe është zotuar se do ta mbajë argjentinasin në klub.
Laporta u zgjodh president i Barcelonës të dielën duke i fituar 54.28% të votave. Ky është mandati i dytë i Laportës si president i klubit katalonas.
Ai shërbeu si president për herë të fundit në vitin 2010, kur Lionel Messi ishte vetëm 22 vjeç dhe po e shtrinte ndikimin e tij të madh në botën e futbollit. Gjata mandatit të tij gjashtëvjeçar, Barça i fitoi 12 tituj, transmeton Gazeta Express.
Ai arriti t’i fitojë 30.184 vota në total, duke i lënë shumë prapa Fontin me 16.679 vota dhe Freixan me 4.769 vota.
Laporta e përdori të kaluarën e vet me Messin për t’i bindur votuesit se lidhjet e tij të ngushta me argjentinasin mund ta ndihmojnë atë ta parandalojë largimin e kapitenit në verë.
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...