Vetëm gratë e Lëvizjes Vetëvendosje fituan ulëset e deputetes pa ndihmën e kuotës gjinore.
Janë plot 24 ulëse të siguruara nga to, apo 40% në mesin e 58 deputetëve sa ka gjithsej ky subjekt.
Në PDK nga gjashtë gratë dy prej tyre fituan falë kuotës, derisa në LDK ligji i gëzoi tri gra nga pesë sa do të jenë deputete.
Kurse në mesin e tri grave të AAK-së dy prej tyre do të kenë ulëse në Kuvend.
Kuvendi i Kosovës, në legjislaturën e tetë, do t’i ketë 44 gra deputete, 11 prej të cilave fituan falë kuotës gjinore./Klan Kosova/
Seanca e së hënës, Cakolli: Shkelje e pastër kushtetuese
Hyseni e VV-së fton opozitën t’i bashkohet ‘‘raundit të dytë...
Zgjedhja e presidentit, Hamza: Jemi përballë një akti të rre...
Miftaraj: Haxhiu po tenton krijimin e kuorumit artificial pë...
Elisa Spiropali i përgjigjet Ramës: Më përjashto
Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...