Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 tronditi Greqinë mbrëmjen e së enjtes.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në jugun e Shqipërisë, deri në Tiranë, duke shkaktuar panik të mjaft qytetarë. Por specialistët e Institutit të Gjeoshkencave thonë se përpos ndjeshmërisë, vendi ynë nuk është i rrezikuar nga kjo vatër sizmike.
“Shteti jonë fqinj është goditur përsëri nga një tërmet me magnitudë rreth 5.8 Rihter. Ka patur raportime për ndjeshmëri edhe në Tiranë. Ky tërmet nuk përbën problem, nuk është rrezik për Shqipërinë. Tërmetet që po prekin Greqinë janë të pavarura nga thyerjet tektonike të Shqipërisë”, tha specialisti i IGJEUM, Olger Gjuzi.
Specialistët e IGJEUM thonë se nuk kanë matur fuqinë me të cilin është përcjellë ky termet në Shqipëri. Ai është ndjerë më së shumti në katet e sipërme të ndërtesave të larta./tvklan
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...