Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan, gjatë javës, në katër raste dhe operacione të ndara, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe gjykatën kompetente ka sekuestruar tetë armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës.
Armët dhe municioni i sekuestruar janë si në vijim:
– Një (1)pistoletë e llojit ‘XDM’ kal 9 mm, dy karikatorë dhe njëzet e dy fishekë të të njëjtit kalibër
– Një (1) pistoletë ‘EKOL’ kalibri 9 mm, dhe tetë fishekë përkatës.
– Një (1) pushkë automatike ‘AK-47’, dhe dy karikatorë
– Tri (3) pushkë gjysmë automatike të llojit ‘SKS’
– Një (1) pistoletë ‘HS’ kalibri 9×19 mm, dy karikatorë dhe njëzet e pesë fishekë përkatës
– Një (1) pistoletë e llojit ‘Sig Sauer’, dhjetë fishekë kal. 9x19mm dhe dy karikatorë
Lidhur me këto raste janë arrestuar shtatë persona të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorisë./Arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...