49 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 36 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 10 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“49 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njofton spitali.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 29 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin