Gjatë një kontrolli rutinë të policisë në qendër të Scandiano, në Piazza Spallanzani, efektivët vunë re një shkëmbim të dyshimtë midis dy personave, të cilët më pas u larguan shumë shpejt sapo panë forcat e rendit.
Pas ndjekjes së karabinierëve u vu në pranga një 47-vjeçar shqiptar, me vendbanim në Scandiano, të cilit iu gjet një dozë kokainë dhe rreth 30 euro që buronin nga aktiviteti i drogës.
Pas kontrollit në banesë shqiptarit iu gjetën edhe 15 gramë të tjerë drogë.
Shqiptari akuzohet për trafik droge si dhe për rezistencë ndaj një zyrtari publik, raportojnë mediat italiane./oranews
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani
Rizvanolli: KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ket...
Pas pak seanca për presidentin, Berisha: S’ka rregulla e as ...