Telekomi i Kosovës ka reaguar ndaj disa ekspertëve të telekomunikimeve të cilët thanë Vala ka pasur sulme kibernetike ku IP-të i janë infektuar me Botnet.
Sipas një reagimi të Telekomit të Kosovës në rrjetin social Facebook, asnjë IP e vetme nuk është e rrezikuar, e as nuk janë sulmuar nga askush.
Madje, ata thonë se këtë e kanë sajuar disa ekspertë të vetshpallur.
Telekomi i Kosovës i ka siguruar konsumatorët që të mos shqetësohen për asnjë moment për shërbimet që marrin.
Telekomi i Kosovës i ka siguruar konsumatorët që të mos shqetësohen për asnjë moment për shërbimet që marrin.
Njoftimi i plotë:
Telekomi i Kosovës është sulmuar me lajme të rrejshme dhe shumë të dëmshme për biznesin tonë. Nuk jemi sulmuar e as nuk është rrezikuar as edhe një IP e vetme. E gjitha është sajuar nga ekspertë të vetshpallur.
Fillimisht, Telekomi i Kosovës nuk e ka këtë numër të IP adresave siç pretendohet, ndërsa që në matjet tona të brendshme nuk është vërejtur as edhe një sulm e lëre më ajo që po pretendohet.
Ky është një sulm direkt ndaj biznesit tonë dhe qëllimet i dijnë vetëm ata që po bëjnë gjëra të tilla. Ne e kemi kontaktuar edhe personin që e ka publikuar një lajm të tillë, por i njejti nuk është përgjigjur.
Duam të ju bëjmë me dije të gjithë konsumatorëve tanë që të mos shqetësohen asnjë moment për shërbimet që marrin nga ne, ndërsa, i ftojmë të gjithë ata që krijuan lajme të rreme që t’i përmirësojnë ato, pëndryshe do të ndjeken penalisht për dëmtim të imazhit dhe biznesit të Telekomit të Kosovës./arbresh.info/
LDK shënon 36-vjetorin e themelimit
Dialogu Kosovë–Serbi, Serwer: Kosova duhet të vazhdojë ta ke...
Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të IS...
Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri n...
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...