Skuadra e Serie B, Monza njoftoi sot se shefi i saj, Adriano Galliani ka dalë pozitiv për COVID-19.
Ish-drejtori i Milanit, i cili vazhdoi të punonte me Presidentin Silvio Berlusconi në Monza, doli pozitiv për koronavirus në testin e fundit që iu nënshtrua.
“AC Monza njofton se Adriano Galliani rezultoi pozitiv për COVID-19 pas testimit të fundit” – konfirmoi klubi sot.
“CEO i Biancorossi, në përputhje me rregulloret shëndetësore në fuqi, ka hyrë në izolimin e shtëpisë” – thuhej tutje në komunikatë.
Monza aktualisht është e dyta në Serie B dhe nesër përballet me Cittadella të vendit të pestë, teksa synon inkuadrimin historik në elitën e futbollit italian. /Gazeta Express/
Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje
IKSHPK-ja alarmon për pasojat nga ndotja e ajrit
Specialja s’e njeh Avokatin e Popullit të Kosovës, për rapor...
Vuçiç: Serbia gati të financojë autostradën deri në Mitrovic...
Polonia ngre alarmin: NATO po shpërbëhet
Kurti, për masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohe...