Adhuruesja e video lojërave, e moshës 19 vjeçare është vrarë nga një rival i saj, në Brazil.
Trupi i Ingrid Oliveria Bueno da Silva thuhet se është gjetur në shtëpinë e Guilherme Alves Costa, në verilindje të qytetit të Sao Paolos, shkruan“The Times” transmeton portali arbresh.info
Vajza, që luante në ekipin kundërshtar në video lojën e famshme Call of Duty, besohet se kishte shkuar tek shtëpia e 18-vjeçarit të hënën.
Alves Costa thuhet se e goditi me thikë Ingridin në shtëpinë e tij, para se t’i shpërndante fotografitë e vrasjes online.
Pasi e pranoi se kishte vrarë vajzën, Alves u tregoi policëve në shtëpinë e tij pse e kishte bërë këtë akt. Ai tha: “Sepse desha ta bëj”. Bashkëlojtarët e Ingrid, që ishte pjesë e një grupi të emëruar Fantastic Brazil Impact, kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale duke thënë se janë zemërthyer. /arbresh.info
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...