Sot rreth orës 20:00 një person ka shtënë me armë në një lokal në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
I dyshuari pasi ka shtënë me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe e ka lënë armën në tokë, raporton arbresh.info
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mujë Krasniqi”, në Prishtinë, ( saktësisht në një lokal). Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë. Në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e një arme zjarri që dyshohet të jetë përdorë në rast. Zyrtarët kompetent policor janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë ajo.
/arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...