Shkruan: Demush Shasha
Harta e përdorur nga Lajçak është harta mbi të cilën është pajtuar secili lider i shtetit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Me fjalë të tjera, Lajçaku nuk na i solli hartën, por e gjeti në mesin tonë.
Harta në fjalë është bërë standard në procesin integrues të Kosovës qysh nga shpallja e pavarësisë. Neve kurrë nuk na ka pëlqyer përdorimi i hartës dhe çdo herë liderët e Kosovës e kanë shpreh shqetësimin lidhur me të, por çdo herë është dashur të mirëkuptojmë pozicionin e BE-së për shkak mungesës së njohjes nga 5 vende anëtare. Prandaj, në mes refuzimit të hartës, bojkotimit të pjesëmarrjes, izolimit politik ndërkombëtar dhe humbjeve financiare kemi zgjedhur urtësinë dhe pjekurinë afatgjate shtet-ndërtuese. Pak a shumë e njëjta storie sikur fusnota. Rrjedhimisht, harta është përdorur në çdo takim të nivelit të lartë në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe në çdo dokument të BE-së për Kosovën.
Tani në vitin 2021 kjo çështje ri-problematizohet; dhe unë këtë zhvillim e shoh në njërën nga dy optika. Shpjegimi i parë përse kjo çështje po sillet në diskurs publik është sepse ekziston një mungesë e sinqertë e informatave rreth kësaj që thash më lartë dhe njerëz nuk kanë faj, kjo nuk është shpjeguar në diskursin publik asnjëherë mirëfilli, por është hedhur çdo herë nën tepih. Shpjegimi i dytë përse kjo çështje po katapultohet në diskursin publik është sepse është vazhdimësi e fushatave dezinformuese të cilat qe një kohë të konsiderueshme kanë për qëllim dobësimin e besimit të qytetarëve të Kosovës në aleancën perëndimore.
Kjo e para nuk më brengos, por ajo çfarë më brengos është përkrahja e këtij narracioni anti-perëndimor nga ana e njerëzve të cilët e dinë të vërteten dhe të cilët nuk isha dashur të shndërrohen në karadyzenët e akterëve lindor.
Që nga shpallja e pavarësisë BE-ja trajton Kosovën praktikisht të barbarët me vende tjera të rajonit. Kosova ka nisur procesin zyrtar të Stabilizim Asocimi. Kosova është pjesë e çdo mekanizmi dhe strukture rajonale politike dhe ekonomike. Kosova ka lansuar procesin e liberalizimit vizave. Kosova është përfituese e dytë më e madhe në rajon e fondeve të BE-së për kokë banori. Kosova është pjesë e programeve të BE-së, bashkë me të gjitha shtetet e BE-së dhe shtetet e Ballkanit. Pra, në çdo kuptim thelbësor dhe praktik BE-ja trajton Kosovën të barabartë me vendet e rajonit. Patjetër duhet thënë se ka disa dallime margjinale sa i përket trajtimit të Kosovës për shkak pesë vendeve mos njohëse, por kjo asnjëherë nuk ka penguar avancimin e Kosovës në rrugën e saj integruese. Në fakt mund thuhet se në shumë procese, sikur ai i liberalizimi vizave, këto vende kanë përkrahur Kosovën.
Dhe në këtë drejtim, ngritët pyetja a janë hartat problemi i vërtet i procesit integrues të Kosovës?
Kosova nuk ka problem me hartat. Kosova ka problem me rritjen e vazhdueshme të korrupsionit, e rënien e vazhdueshme të mirëqeverisjes. Rritjen e vazhdueshme të ndotjes ajrit, e rënien e vazhdueshme të gjelbërimit. Rritjen e vazhdueshme të numrit të studentëve, e rënien e vazhdueshme të vendeve të punës. Për këtë na duhet të flasim, e jo për hartografinë nëpër skutat e zyrave 2,000 kilometra larg këtij katundit tonë.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...