Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Afrim Alijaj nga fshati Duajakë, për këtë lajm ka njoftuar lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj.
Ai ka ngushëlluar të gjithë për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij.
Postimi i plotë i tij:
Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Afrim Alijaj nga Dujaka, vëlla i Dëshmorit të Kombit Beslim Alijaj.
Do e kujtojmë përgjithmonë si njeri të dashur dhe të afërt, luftëtar të dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.
Me këtë rast ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
Pusho në paqe Afrim!
RH
Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Afrim Alijaj nga Dujaka, vëlla i Dëshmorit të Kombit Beslim…
Posted by Ramush Haradinaj on E enjte, 25 Shkurt 2021
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...