Italia nuk e ka kaluar situatën me pandeminë dhe tani i shtohen edhe variantet e reja të virusit që janë kthyer në një shqetësim serioz për autoritetet shëndetësore.
Varianti që shqetëson më shumë specialistët tani është ai brazilian me të cilin u zbulua një nxënës në një shkollë të kryeqytetit.
Nga përditësimet e të dhënave ndryshojnë shpeshherë edhe organizimi i zonave të ndryshme të vendin.
Në këtë kuadër, nga sot 14 komuna të Emiglia Romagna-s ngjyrosen me portokalli të errët, çka nënkupton shtrëngimin e masave përfshi edhe mbylljen e shkollave.
Kujtojmë që Italia radhitet e 8’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19 me gjithsej 2 milionë e 848 mijë e 564 raste.
Deri tani në këtë shtet janë regjistruar 96 mijë e 666 viktima./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...