Barcelona ka arritur që të fitojë me rezultat 3-0 ndeshjen ndaj Elches në kuadër të La Ligas.
Pas një pjese të parë të mërzitshme dhe me pak raste shënimi për gol, klubi i Barcelonës u ‘ringjall’ në 45 minutëshin e dytë.
Lionel Messi tregoi edhe një herë se është në formë mjaftë të mirë, fillimisht duke hapur serinë e golave të ndeshjes në minutën e 48-të.
Pas 21 minutave, argjentinasi arriti të shënoi edhe një herë një gol të bukur pas asistimit të Martin Braithwaite.
Kjo nuk ishte e gjitha, pasi Braithwaite asistoi edhe një herë tjetër për Jordi Alban, duke trefishuar epërsinë.
Me ketë fitore, Barcelona renditet në vendin e 3-të me dy pikë më pak sesa Real Madrid, dhe pesë më pak sesa lideri Atletico./Lajmi.net/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...