Etna, vullkani më aktiv në Evropë, ka befasuar qytetarët ditëve të fundit madje edhe vullkanologët më me përvojë – për shkak të nxjerrjes së sasisë së madhe të llavës çdo ditë.
Llavën që të cilën Etna e ka nxjerr dje ka tejkaluar lartësinë prej mbi 1.500 metra. E shpërthimi i fundit ka ndodhur sot në mëngjes, ka bërë të ditur instituti kombëtar për Gjeofizikë dhe Vullkanologji në Itali, transmeton Arbresh.info.
Më shumë se një javë Etna vazhdimisht po nxjerr llavë dhe re të hirit. E aeroporti më i afërt në Katania përkohësisht është mbyllur. Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.
Etna është vullkani më aktiv në Evropë, e shpërthimin e fundit të gjithë po e përshkruajnë si një prej shpërthimeve më spektakolare në dekadat e fundit. Shpërthimi i fundit kishte ndodhur më 1992.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun