Kodra fajëson partitë për rritjen e rasteve me COVID-19: Rrezikuan shëndetin publik kur bën fushatë

18:38 | 22 Shkurt 2021
A Z

Besim Kodra, përfaqësues nga Shoqatat e Pacientëve të Kosovës, ka fajësuar partitë politike për shtimin e rasteve të reja me COVID-19.

Kodra në Info Magazine tha se fushata elektorale e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit ishe shumë e papërgjegjshme dhe rrezikoi shëndetin publik.

“Fushata politike ishte mjaft e papërgjegjshme dhe sigurisht se ka humbur arsyen që ne te kërkojmë nga qytetarët dhe bizneset që të respektojnë masat antiCOVID”.

“Kjo ka qenë një fushatë e papërgjegjshme pasi partitë politike na premtonin se do të rregullojnë sistemin shëndetësorë, do të ndalin pandeminë dhe do të vaksinojmë gjithë qytetarët kështu duke na rrezikuar shëndetin në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Kodra.