Pas një jave që u detyruan të bënin mësimin online, si pasojë e motit me temperatura të ulëta, sistemi parauniversitar në Shqipëri rikthehet në programin e mëparshëm të parashikuar në Ministria e Arsimit.
Sipas këtij skenari, nxënësit që frekuentojnë ciklin fillor dhe maturantët do ta ndjekin mësimin në shkollë, ndërsa nxënësit e klasave të 6-11 do ta bëjnë atë të kombinuar.
Siç raporton A2, në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet gjithashtu me dije se shkollat e mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të koronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online deri në vendimin e Komitetit Teknik që pritet këtë javë.
“S’dua ta lëshoj bombën” – Çfarë po paralajmëron Ludo për Lo...
Carragher i ashpër me Slot: Nuk ka justifikim nëse Liverpool...
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...