Plaçkitja spektakolare e mjetit transportues plot me para, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugët e kryeqytetit gjerman – Berlinit.
Katër burra të uniformuar si punonjës të kompanive të ndryshme që kryejnë shërbime komunale dhe me maska në kokë, kanë dalë me shpejtësi nga një veturë e tipit Audi – derisa pjesëtarët e sigurimit mbushnin bankomatët në Volksbank, transmeton Telegrafi.
Sulmuesit iu vërsulën menjëherë pjesëtarëve të sigurimit, duke i kërcënuar me armë dhe duke u hedhur gaz lotsjellës. Paratë brenda mjetit të blinduar i futën në veturën e tyre, kurse shuma e parave të vjedhura deri më tani nuk dihet.
Sipas njërit prej dëshmitarëve, çantat me para janë futur në bagazhin e Audi, por një prej tyre ishte aq e madhe sa që dera e bagazhit nuk mund të mbyllej.
E hajnat u larguan menjëherë në drejtim të panjohur. Sipas Bild, policia ka zbuluar se targat e Audi janë vjedhur më herët në Zehlendorf. E lidhur me këtë plaçkitje, policia gjermane ishte informuar rreth orës 10.
Dy rojtarë janë lënduar dhe menjëherë pas intervenimit të policisë janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku njëri prej tyre është i lënduar rëndë.
“Mënyra e plaçkitjes tregon se ka qenë e organizuar prej kohësh. Hajnat kanë qenë të pamëshirshëm vetëm për të arritur deri te paratë. Gjithashtu ishin shumë të dhunshëm”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Veturën me të cilën është kryer vjedhja është gjetur disa orë më vonë.
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...