Vendin e sportistëve të lojërave me dorë, në pallatin e sportit të Vlorës, e zuri skuadra e vaksinimit. Pas Tiranës dhe Shkodrës vaksina Pfizer mbërrin edhe në jug të vendit.
Ky pol i ri vaksinimi nuk do të jetë vetëm për Vlorën por për të gjithë jugun e Shqipërisë në vaksinimin e personelit mjekësor e më pas të moshës së tretë.
Kryeministri Rama shkoi në Vlorë për të parë këtë proces ndërsa Silva Bibo shpjegoi shtrirjen e vaksinimit.
“Sot në Vlorë, pastaj nesër në Fier, ndërkohë dhe Gjirokastra do fillojë me shtëpitë e moshuarve, Elbasani dhe Korça. Asnjë dozë nuk kemi humbur. Midis personelit shëndetësor ka shumë pak skepticizëm, pranushmëria ka qenë e mirë, vetëm ato që e kanë kaluar ua kanë lënë radhën të tjerëve, por duhet punuar për te grupet e tjera, nuk kemi pasur efekte anësore nga vaksina”, tha Dr. Bino.
Skënder Alushi mjek neurolog, nën drejtor i spitalit të Vlorës ishte i pari ndër 200 mjekët vlonjat që mori dozën e parë të vaksinës.
Juliana Cuni mjeke onkologë e shikon vaksinimin si fillimin e dhënies fund të ankthit nga infektimi./TCH
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit