Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Udhëheqësen e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Jennifer Blakeney.
Në fokus të këtij takimi ishte shprehja e gatishmërisë për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e qasjes së partneritetit, që përmban vizione të përbashkëta për avancimin e sistemit prokurorial.
Fillimisht, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka falënderuar Udhëheqësen e Sektorit të sundimit të ligjit në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Jennifer Blakeney, duke u shprehur mirënjohës për kontributin e veçantë në ofrimin e bashkëpunimit për vlerësimin, transferimin dhe avancimin e prokurorëve, si dhe për ndihmën e ofruar në reformimin e administratës dhe planifikimit të politikave për vendimmarrje.
Nga ana tjetër, Udhëheqësja britanike e këtij sektori, Blakeney, ka uruar Kryesuesin Maloku për detyrën e re, meqenëse, ky ishte takimi i parë i tyre në kuadër të mbajtjes së takimeve të rregullta, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbarëvajtjen e rregullt të proceseve të rëndësishme në sistemin prokurorial.
Me këtë rast, në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit janë pajtuar se do të punohet në mënyrë sistematike për tejkalimin e sfidave dhe vështirësive, me anë të angazhimit të përbashkët për realizimin e sundimi të ligjit në Kosovë.
Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë?
Bajrami për emërimet e reja të zv/ministrave: Zhvatje e buxh...
Masakra e Studimës: Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi bë...
KFOR zhvillon ushtrim me municion të vërtetë në Pejë: U nxit...
Kriza politike dhe zgjedhjet e reja rrisin pasigurinë ekonom...
NATO reagon pas njoftimit për tërheqjen e 5,000 trupave amer...