61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 46 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 5 janë në respirator (CPAP).
Sipas njoftimit thuhet edhe se 14 pacientë që janë të infektuar me COVID-19, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Kurse, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./arbresh.info/
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...
Konstituohet Kuvendi i Kosovës
Kamberi uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si kryetare e Ku...