Në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Ogavusoglu, Anthony Blinken diskutoi blerjen e sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Turqisë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i bëri thirrje Turqisë që të largojë ato sisteme nga vendi, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit, transmeton portal arbresh.info
“Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, i ka bërë thirrje Turqisë që të heq dorë nga sistemi i raketave ruse S-400”, thuhet në deklaratë.
Sekretari i Shtetit shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e pengjeve turq në Irakun verior dhe konfirmoi qëndrimin amerikan se “terroristët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit janë përgjegjës për këtë”, tha deklarata.
Përveç kësaj, ministrat e jashtëm diskutuan rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, interesat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit, rëndësinë e institucioneve demokratike, fuqinë përfshirëse dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Blinken shprehu mbështetje për bisedimet midis Ankarasë dhe Athinës mbi situatën në Mesdheun lindor./arbresh.info/
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...