Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, ka njoftuar se do të organizojnë promovimin e librit “Adem e Hamëz Jashari”.
Promovimi i librit do të bëhet më 19 shkurt, ora 09:30.
Ky është njoftimi i plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIE/ KULTURË / ADEM E HAMËZ JASHARI
Prishtinë- më 15 shkurt 2021
PREKAZI- DJEPI I LEGJENDAVE SHQIPTARE JU FTON
MË 19 shkurt 2021 / ORA 9.30
Më rastin e ditëlindjës së HAMËZ JASHARIT, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, më përkrahjen e Komunës së SKENDERAJT, organizojnë promovimin e librit “ADEM E HAMËZ JASHARI”.
Libri përmbanë: Intervista më Adem e Hamëz Jasharin kur ata ende ishin gjallë. Analiza nga historianë, nga ushtarakë të karrierës, nga publicist anglez (Mark Perry) , nga kritikë të artit dhe letërsisë të njohur në trevat shqiptare.
Në kapitullin e fundit, enkas fëmijët nga Kosova dhe diaspora i kushtojnë poezi dy kryetrimave Adem dhe Hamëz Jasharit.
HAPJA SOLEMNE NGA BEKIM JASHARI
Pikat tjera të programit vazhdojnë sipas planifikimit të këshillit organizativ, që do t’i zbuloni gjatë zhvillimit të programit.
Më shpresë që pas punës së lodhshme njëmujore duke përcjellur procesin e zgjedhjeve, mediet do t’i kushtojnë rëndësi kësaj ngjarje kulturore.
Më respekt RESHAT SAHITAJ
Tel: 044 111 430
Hoxhaj: Do t’i them “po” çdoherë një kandidature nga familja...
Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...