Ndeshja ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë e cila do të zhvillohet për nderë të 17-Shkurtit, Pavarësisë së Kosovës, është zhvendosur nga stadiumi “Fadil Vokrri”, në stadiumin e KF 2 Korriku, shkruan arbresh.info.
Ndeshja do të zhvillohet në terminin e njëjtë, nga ora 12:00 njofton zyra për media e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Njoftimi i plotë I FFK:
Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se ndeshja e datës 16.02.2021 (ditë e martë) ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë, e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak të kushteve atmosferike është zhvendosur në stadiumin e KF 2 Korriku.
Termini i ndeshjes mbetet i njëjtë, pra në orën 12:00.
Kjo ndeshje zhvillohet për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë ndeshje do të jenë yjet e futbollit shqiptarë si: Erjon Bogdani, Blendi Nallbani, Altin Lala, Alban Bushi, Geri Cipi, Ahmet Beselica, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Isa Sadriu, etj.
Ju ftojmë që ta ndiqni këtë aktivitet dhe njëkohësisht për shkak të pandemisë, ju kërkojmë që t’i respektoni rregullat e parapara nga IKSHPK.
Mirë se vini!
Zyra për media – FFK./arbresh.info/
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje