Lionel Messi kishte një gol të anuluar nga VAR-i gjatë pjesës së parë të fitores 5-1 të Barcelonës ndaj Alaves dhe kjo ishte hera e tretë në La Liga këtë sezon.
Argjentinasi gjeti golin e dytë të ekipit pas një asistimi të Antoine Griezmann, duke dërguar topin pas shpinës së portierit të Alavesit.
Sidoqoftë, pasi VAR-i pretendoi se Griezmann ishte jashtë loje gjatë lëvizjes, goli u anulua dhe Messi u detyrua të priste.
Sipas përdoruesve në rrjetin sociale Twitter, askujt nuk i janë anuluar më shumë gola nga VAR-i sesa kapitenit të Barcelonës këtë sezon.
Numri i tij prej tre është i barabartë me Munir El Haddadi në Sevilla dhe Raul de Tomas në Espanyol në La Liga.
Megjithatë, Messi nuk u pengua nga anulimi i golit nga VAR-i kundër Alavesit, pasi shënoi dy supergola në vazhdim.
Me këto dy gola, ylli argjentinasi shkoi në koutën e 15 golave deri tani këtë sezon në La Liga.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit