Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se ai shpreson që deri në fund të vitit, vaksinat dhe trajtimet për COVID-19 do ta shndërrojnë sëmundjen në diçka me të cilën “jetojmë, sikurse gripi i zakonshëm”.
Hancock deklaroi se shpreson që deri në fund të vitit, “COVID-19 do të bëhet një sëmundje e shërueshme”.
Sekretari i Shëndetësisë potencoi se trajtimet e reja do të ishin thelbësore që ta shndërronin COVID-19 nga një pandemi që prek jetët tona në një tjetër sëmundje që do të duhej të jetonim, sikurse jetojmë me gripin sezonal.
Rreth 14 milionë njerëz janë vaksinuar me dozat e para në Mbretërinë e Bashkuar, dhe më shumë se 530 mijë janë vaksinuar plotësisht.
Hancock deklaroi se ishte i “sigurt” që vaksina do t’u ofrohej të gjithë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar deri në shtator. /Telegrafi/
Rama sot në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit Evropian
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag, Hamza: Kosova beso...
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag
Osmani uron António José Seguro-n për zgjedhjen si President...
35 aksidente brenda një javë në rajonin e Ferizajt, 15 të lë...
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...