Shteti më i madh në Australi, Viktoria, po hyn sot në ditën e pestë të një “bllokimi” të rreptë, sepse autoritetet janë duke u përpjekur që të parandalojnë valën e tretë të epidemisë, e cila pritet që të shkaktohet nga variantet e reja të infeksioneve.
Autoritetet kanë konfirmuar vetëm një rast të ri të transmetuar lokalisht, dhe numri i përgjithshëm i pacientëve që janë në karantinë në një hotel aeroporti në Melburn është 14 dhe të gjithë janë të infektuar me variantin britanik të virusit, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Sot, 5 aeroplanë të tjerë me rreth njëqind pasagjerë do të ulen në aeroportin në Melburn dhe më pas trafiku ajror ndërkombëtar do të pezullohet deri të mërkurën.
Australia konsiderohet të jetë ndër vendet më të suksesshme në botë në luftën kundër epidemisë së koronavirusit./arbresh.info/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...