Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se më kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka një komunikim intensiv.
Ai shtoi se ndalimi i kandidimit të Kurtit është diçka që nuk ka ndodhur më parë.
“Më Kurtin nuk kemi ndonjë komunikim intensiv, kemi qenë kundërshtarë dhe kemi bashkëpunuar në të kaluarën, por nuk kemi ndonjë komunikim. Çështjen për zgjedhjen me Osmanin si presidente është çështje e tij”, tha Haradinaj për Oranews.
“Mendoj se Kosova ka arritur një nivel të mirë të zgjedhjeve, sepse të nesërmen pranohet rezultati dhe ky është një rezultat më i mirë se sa shumë vende të rajonit. Çdo herë janë respektuar vendimet kushtetuese. Kjo është hera e parë që po bëhet një veprim i tillë duke ndaluar kandidimin e Kurtit. Nuk është në rregull që kryetari i opozitës të mos kandidojë”, shtoi ai.
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fë...
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...