Trajneri i Barcas, Ronald Koeman lavdëroi ndikimin e Lionel Messi, i cili u fut në lojë nga stoli për një fitore 3-2 kundër Real Betis.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë shënoi vetëm 136 sekonda pasi u fut në lojë – goli i tij më i shpejtë si zëvendësues për Barcan në LaLiga.
Trincao shënoi golin e fitores për Barcan në minutën e 87-të, dhe tani janë 7 pikë prapa Atletico Madrid, të cilët i kanë dy lojë më pak.
Koeman për yllin, Messi pas ndeshjes u tha reporterëve:
“Unë gjithmonë flas me lojtarët dhe shpreh idetë e mia.
“Unë fola me Lionel Messin dje nëse ai është i lumtur me pushim dhe nëse do të ishte nevoja gjatë lojës, do ta fusja në lojë.
“Kjo është ajo që përfundoi duke ndodhur. Ne po humbnim 1-0 dhe vetëm pak minuta pasi u fut në fushë ai e ndryshoi lojën.
“Ai shënoi golin e barazimit dhe i shtoi shumë lojës tonë në pjesën e dytë.”
Messi tani ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit në LaLiga ku ka luajtur nga stoli, transmeton arbresh.info.
Barcelona e Koeman ka fituar nëntë ndeshjet e fundit si mysafir në të gjitha garat./arbresh.info/
Qeveria në detyrë mban mbledhje, ky është vendimi që mori
Vdekja e ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Rama: Lamt...
Vdes ish-kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi
Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapj...
Sulmet ruse vrasin të paktën 20 persona në Ukrainë
Vazhdon aksioni për verifikimin e njehsorëve, zbulohen devij...