DR Congo të dielën shpallën një ‘ringjallje’ të Ebolas në lindje pasi një grua vdiq nga sëmundja, vetëm tre muaj pasi që autoritetet deklaruan përfundimin e shpërthimin të fundit në vend.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha që ka dërguar një ekip të epidemiologëve në vendin e ngjarjes për të hulumtuar, raporton AFP.
“Ne kemi një ngjarje tjetër me virusin Ebola,” tha ministri i shëndetësisë Eteni Longondo, për RTNC.
“Ishte një fermere, gruaja e një të mbijetuari me virusin Ebola, e cila tregoi shenja tipike të sëmundjes më 1 shkurt,” shtoi ai.
Ajo vdiq më 3 shkurt, pas së cilës një kampion gjaku i saj testoi pozitiv për Ebola, tha ministri i shëndetësisë.
Zyra e OBSH-së në Afrikë tha që gruaja vdiq në një zonë e cila kishte qenë më parë epiqendra e shpërthimit të fundit, aftër qytetit Butembo.
“Nuk është e rrallë që rastet sporadike të vazhdojnë pas një epidemie,” tha OBSH në një deklaratë.
“Epidemilog të OBSH-së janë në Butembo duke hulumtuar, më shumë se 70 persona të cilët kishin qenë në kontakt me gruan janë identifikuar.”
“Dezinfektimi i vendeve të vizituar nga pacientët është gjithashtu duke ndodhur,”tha agjencia e Kombeve të Bashkuara./arbresh.info/
Prokuroria Speciale nis rast penal për kërcënimet ndaj Presi...
Mbappé rikthehet në Madrid, vazhdon rikuperimin – synon ndes...
Bie Ballkani, Drita rikthehet në krye – luftë e ashpër për E...
Tjetër raketë drejt Turqisë/ SHBA këshillon qytetarët e saj ...
“The Sun” – Shqipëria, aventurë autentike, histori dhe plaz...
Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro në tokë dhe i dorëzon n...