Ekipi i Manchester City ka fituar me rezultat 4-1 si mysafir në ndeshjen e së dielës kundër kampionëve aktual të Anglisë, Liverpool.
Fitorja e Manchester Cityt i dërgon ata 5 pikë në krye të Premier Leagues, me një ndeshje më pak – dhe e hapi një zbrazëti 10 pikëshe kundër kampionëve në fuqi.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 0-0, pas një penaltie të humbur nga Gundogan në minutën e 37-të.
Në minutën e 49-të të pjesës së dytë shënoi golin hapës Ilkay Gundogan për t’i dhënë epërsinë ekipit mysafir.
Rezultati u barazua me një gol të shënuar nga penaltia nga Mohamed Salah në minutën e 63-të.
Pas dy gabimeve në mbrojtje nga ana e portierit Allison Becker, përfituan ekipi mysafir dukë shënuar përsëri përmes Ilkay Gundogan në minutën e 73-të dhe në minutën e 76-të me anë të Raheem Sterling.
Golin e fundit për rezultatin përfundimtar (4-1) e shënoi Phill Foden përmes një solo-aksioni në minutën e 83-të./arbresh.info/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...