Sektori i gastronomisë në Kosovë vazhdon të mbetët një nga fushat më të prekura që prej fillimit të pandemisë COVID-19.
E, masat e fundit të aplikuara nga Qeveria e Kosovës, për mbështetjen financiare dhe politikave fiskale të cilat janë bërë nga ligji për rimëkëmbje ekonomike, sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Gastronomeve, Arian Vranica kanë qenë të mangëta dhe nuk kanë arritur të bëjnë rehabilitimin e kësaj gjendje jo të mirë ekonomike, raporton Arbresh.info.
“Masat e fundit të cilat janë aplikuar nga Qeveria e Kosovës, sa i për ketë mbështetjes financiare dhe politikave fiskale të cilat janë bërë nga ligji për rimëkëmbje ekonomike, kanë qenë mjaftë të mangëta dhe nuk kanë mundur ta arrijnë rolin e tyre të mirëfilltë, duke kontribuar në rehabilitimin e kësaj gjendje të rënd ekonomike”, tha Vranica për Arbresh.info.
Nderë të tjerash Vranica, po ashtu e bëri të qartë se orari i punës së gastronomisë duhet zgjatur, pasi që me metodën e fundit partitë politike po bëjnë standard të dyfishtë aplikimit të masave.
“Kërkojmë zgjatjen e orarit duke u bazuar gjithashtu edhe në fushatat e fundit të partive politike të cilat vetë nuk po i respektojnë vendime e tyre, në këtë rast po bëhet standard aplikimi i normave të dyfishta dhe jo një barazi para ligjit dhe kushtetutës andaj për këtë gjë ne kemi caktuar takim me avokatin e popullit”, theksoi Vranica.
Kjo është intervista e plotë për arbresh.info, nga përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomeve, Arian Vranica.
“Kemi raketa Javelin dhe tri anije patrulluese”, Rama: Ushtr...
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona
Ngritet aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte në Gjilan
Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem ...
Maurizio Sarri i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, prite...
Përplasje mes pozitës dhe opozitës për listën e pronave komu...