Katër skiatorë kanë vdekur si pasojë e një orteku në një zonë rekreative popullore në shtetin amerikan të Utah.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, katër persona të tjerë mbetën të lënduar në këtë incident, që ndodhi të shtunën në Millcreek Canyon pranë Salt Lake City.
Këta tetë persona të zënë në ortek njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin të moshës midis 23 vjeç dhe 38 vjeç.
Orteku vdekjeprurës thuhet se u shkaktua aksidentalisht nga skiatorët, sipas Qendrës së Ortekut në Utah.
Organizata më herët kishte thënë në Twitter se në rajon kishte “kushte të rrezikshme orteku”.
Të gjithë kishin me vete pajisje sigurie sikurse fenerë orteku, të cilët paraqesin një sinjal radiofonik për të ndihmuar ekipet e shpëtimit të lokalizonin ata persona që ‘varrosen’ nën dëborë.
Të mbijetuarit arritën ta gërmonin vetën nga orteku si dhe thirrën shërbimet e urgjencës. /Telegrafi/
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG