Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden kishte njoftuar se nuk donte të humbte asnjë minutë kohë. Mënyra e trajtimit të migrantëve në Shtetet e Bashkuara do të ndryshojë thelbësisht.
Duke nënshkruar tre dispozita administrative, Joe Biden avancoi në ndryshimin e kursit në politikën e migrimit. Presidenti i ri i SHBA po revokon urdhrat e lëshuar nga paraardhësi i tij, Donald Trump mbi çështjet e imigrimit dhe azilit, të cilat janë në kundërshtim me karakterin dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara, tha Bideni në Shtëpinë e Bardhë.
Me një dispozitë administrative, kreu i shtetit dëshiron të ribashkojë familjet migrante, të cilat ishin ndarë nga autoritetet amerikane në kufirin me Meksikën, gjatë mandatit të Trumpit. Masa ishte pjesë e “politikës së tolerancës zero” të Trump, e cila ishte krijuar për të frikësuar emigrantët. Praktika e ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre shkaktoi zemërim ndërkombëtar. Biden e përshkroi procedurën si një “turp moral të qeverisë së mëparshme”. Një vendim tjetër ka për qëllim të rishikojë rregulloret me të cilat u mbyll faktikisht për azilkërkuesit kufiri i SHBA me Meksikën.
Të luftohen shkaqet e ikjes
Në plan afatgjatë, qeveria e Bidenit dëshironte ta trajtojë migrimin nga Amerika Qendrore më shumë duke luftuar shkaqet e ikjes dhe dhe me rregulla humane, u tha. Aktualisht, kufiri me Meksikën është thuajse plotësisht i mbyllur, edhe për shkak të pandemisë së Covid-19. Edhe rregullore të tjera, që kanë krijuar pengesa për migrimin legal, tani po shqyrtohen me kujdes, tha qeveria e SHBA. Në të ardhmen, përpjekjet për të integruar emigrantët do të koordinohen në mënyrë qendrore nga Shtëpia e Bardhë./DW.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...