Muajve të fundit ka pasur thashetheme të shumta në rrjete sociale se Mozzik dhe Loredana janë kthyer sërish bashkë.
Fansat e tyre nxorën dëshmi të panumërta dhe përveç kësaj, vërejtën edhe daljet e tyre të ‘fshehta’ në Zvicër dhe Gjermani.
Rreth kësaj, Mozzik dhe Loredana të cilët kanë një vajzë që quhet Hana, nuk kanë foluar kurrë publikisht dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal të konfirmuar për një ribashkim.
Gjithsesi, fotografitë e sotme të postuara nga artistët vërtetojnë edhe një herë se ata janë kthyer me njëri-tjetrin.
Të dy kanë kaluar kohë në të njëjtën studio duke punuar në këngë të reja dhe duke etiketuar të njëjtin producent.
Me sa duket, Mozzik dhe Loredana kanë vendosur të mos flasin më për jetën personale duke e shijuar për vete ndërkohë që rrjeti po ‘plasë’ për një gjë të tillë.


E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...