Henry Onoka Austine është transferimi i dytë i zyrtarizuar nga Drita ditën e sotme.
Esosa Priestley u transferua më herët gjatë ditës, gjilanasit kanë arritur marrëveshje me futbollistin e dytë, transmeton lajmi.net.
Henry luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen nga ekipi Menemenspor në Turqi.
22 vjeçari është shprehur tejet i lumtur që po bashkohet me Kampionin e Kosovës.
“Për mua është kënaqësi e madhe të jem pjesë e një klubi që është kampion dhe që lufton për trofe. Shpresoj që të bëj më të mirën për klubin dhe për tifozët e që me sa kam informacion janë më të mirët e këtij vendi”, deklaroi Henry Onoka Austine.
Vdes nëna e dëshmorit Xheladin Xheladini
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e ish-këshilltari...
Statovci: Lajm i jashtëzakonshëm iniciativa në Kongresin Ame...
Si e cenon politika punën e gazetarëve në Kosovë?
Bajrami për emërimet e reja të zv/ministrave: Zhvatje e buxh...
Masakra e Studimës: Bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi bë...