Ramiz Krasniqi, avokati i Skënder Krasniqit, i cili dyshohet për vrasjen e djalit të tij, thotë se klienti i tij më me dëshirë qëndron në paraburgim, për atë arsye nuk e kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës.
Avokati i tij, në emisionin “Frontal” në T7 tregon momentin e sikletshëm kur gjykatësi e pyeti Skënder Krasniqin se sa fëmijë i ka. Ai thotë se ai ishte një moment i papërmbajtshëm për klientin e tij.
“Nuk kemi të bëjmë më vrasje të rëndë, sepse vrasja e rëndë ka të bëjë me dashje, e vrasja e Albert Krasniqit nuk ishte me dashje. Skënderi ma me qef rrin në paraburgim, është një situatë e rëndë në familje. Skënderi nuk ka folur, komunikimi me të është i vështirë. Sot ka qenë një situatë shumë e rëndë në këtë seancë, sidomos kur gjyqtari e pyet sa fëmijë i ki, ka qenë një mospërmbajtje”, tha avokati i tij.
Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhin e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.
Alberti u varros dje në varrezat e Prishtinës, ku të pranishëm ishin familjarë e shumë miq të tij.
Ndërsa, Skënder Krasniqi nuk ka kërkuar të marrë pjesë në varrimin e djalit të tij.
“As nuk e kemi kërkuar. Nuk ka pasur kërkesë prej tij, as prej nesh, kështu që nuk ka marrë pjesë në varrim”, ka thënë dje avokati i tij.
Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania