Gjermania do të kufizojë duke nisur nga nesër hyrjet në territorin e saj në rrugë tokësore, detare dhe ajrore të personave që vijnë nga pesë vende, më të prekurat nga variantet e ndryshme të COVID-19, theksoi sot qeveria.
“Ky vendim, i vlefshëm deri më 17 shkurt si fillim, përfshin Britaninë e Madhe, Irlandën, Brazilin, Portugalinë dhe Afrikën e Jugut dhe parashikon të mbrojë popullsinë gjermane”, theksoi Ministria gjermane e Shëndetësisë.
“Objektivi i kësaj mase është të kufizojë përhapjen e varianteve të reja të virusit”, shpjegon Ministria e Shëndetësisë.
“Sidoqoftë, këto kufizime do të përfshijnë disa përjashtime, veçanërisht për gjermanët që jetojnë në këto vende, shtetasit e këtyre vendeve që banojnë në Gjermani, udhëtarët në tranzit ose lëvizjen e mallrave”, sipas këtij dokumenti, shkruan ATSh
Qeveria gjermane vendosi këtë ndalim të hyrjes me iniciativën e saj, pavarësisht nga partnerët e saj të BE-së të cilët nuk mund të bien dakord për një qasje uniforme për këtë çështje./arbresh.info/
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona