Vaksina kundër coronavirusit e zhvilluar nga Janssen është 66 për qind efektive, ka njoftuar kompania belge.
Sipas BBC, një testim ndërkombëtar shqyrtoi dhënien e një doze të vetme të vaksinës, e cila do ta bënte më të lehtë shpërndarjen e saj ndryshe prej atyre që kërkojnë injektimin e personave me dy doza.
Lajmi vjen pasi Novavax njoftoi se vaksina e saj ishte 89 për qind efektive kundër COVID-19.
Janssen, një kompani farmaceutike në pronësi të Johnson & Johnson, po heton gjithashtu mundësinë që injektimi i dy dozave të ofrojë një mbrojtje më të fortë ose më të qëndrueshme.
Kompania tha se gjetjet e saj fillestare treguan se një dozë parandaloi 85 për qind të rasteve të rënda.
Sidoqoftë, një pjesë e testimit në Afrikën e Jugut, ku po përhapet një version i ri i coronavirusit, zbuloi se vaksina rezultoi me një efikasitet prej 57 për qind./Arbresh.info/
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...