Gjermania planifikon në ndalimin gati të plotë e udhëtarëve nga Britania e Madhe, Portugalia, Brazili dhe Afrika e Jugut pasi qeveritë evropiane janë duke ndaluar lëvizjen e qytetarëve nga vendet ku kanë shpërthyer variantet e reje të COVID-19.
Nisma e Berlinit erdhi pas takimit të ministrave të brendshëm të BE-së për koordinimin e kufizimeve të udhëtimeve nderkombëtare, transmeton arbresh.info
Javën e kaluar Belgjika ndaloi të gjitha udhëtimet jo-thelbësore nga toka, deti dhe ajri brenda dhe jashtë vendit, edhe Holanda njoftoi për ndalimin e fluturimeve prej Mbretërisë së Bashkuar, Afrikës së Jugut dhe Amerikës së Jugut.
“Për të mbrojtur popullsinë tonë, nuk duhet të ketë hyrje nga shumë rajone ku janë shfaqur variante të koronavirusit,” tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer.
Seehofer tha se Gjermania synonte të ecte përpara me planet e saj edhe nëse BE nuk do të bie dakord për masa të ngjashme në të gjithë bllokun. “Ne nuk mund të presim një zgjidhje evropiane që plotëson pritjet tona, për atë po përgatisim masa kombëtare,” tha ai, shkruan The Guardian./arbresh.info/
Zbulimet e reja për Epstein, mbyllet fondacioni i Sarah Ferg...
Osmani rikthen fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është z...
Sulmohen qytetet ukrainase
Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar...
Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së