Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë. Skender Krasniqi dyshohet se e ka vrarë djalin e tij, Albert Krasniqin. Rrethanat se si ka ndodhur rasti ende nuk janë bërë të ditura.
Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë ka mbetur i vdekur Albert Krasniqi.
Babai i viktimës, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.
Sipas informacioneve që kanë qarkulluar në media, babai i Albert Krasniqit ka lajmëruar policinë pasi kreu vrasjen duke iu thënë “Ejani se e vrava djalin”.
Lidhur me rastin kanë dhënë detaje për arbresh.info nga policia e Kosovës.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht jemi në fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, kanë deklaruar mbrëmë nga policia.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026