Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci bashkë me gjyqtarët Agim Maliqi e Albert Zogaj, kanë pritur sot në një takim njoftues, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin.
Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se bashkënbiseduesit ranë dakord që të bashkëredojnë aktivitetet kur është në pyetje zbatimi unik i ligjit dhe të rrisin bashkëpunimin në situatat ligjore kur ka paqartësi lidhur me veprimet e policisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Duke i uruar për detyrën e re, kryetari Peci, diskutoi drejtorin e në çështjen juridike të apelit të organizatës joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit nr. 42-2021 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur sipas ankesës të organizatës Joqeveritare “GERMIN”, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.1/2021, në seancën e kolegjit të mbajtur me datë 18.01.2021, hodhi poshtë si të palejuar ankesën e ‘GERMIN’ “, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...
Zelensky: Ukraina nuk po humb
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...